Land&Co
Street: "KONGRESI I TIRANES"
Nd.15, H.7, Ap.13
Tiranë zip: 1057
Albania
ph: +355 682035522
info
Topcon dhe Ascending Technologies prezantojnë teknologjinë UAS me Falcon 8 i projektuar për supervizim dhe monitorim apo për studime dhe hartografi, të cilat janë në varësi të kamerës që do të përdoret. Teknologjia UAS gjen përdorim të gjerë për projekte në shkallë të vogla. Për shkak të sensorëve saj, Falcon 8 është i përshtatshëm për supervizimin e projekteve deri në 35 ha që kërkojnë imazh me rezolucion të lartë. Operon deri në 35 orë në një lartësi 100 m dhe me një rezolucion 2.45 cm .Falcon 8 vjen me dy modele :
GeoEXPERT i cili aplikohet :
InspectionPRO i cili aplikohet :
Topcon prezanton teknologjinë UAV me anë të Sirius Pro i cili realizon fotografimin ajror me një saktësi tepër të lartë duke përdorur metodat GNSS-RTK. Saktësia arrin në vlerën +/- 5 cm pa marrë në konsideratë pikat e kontrollit tokësor (GCP) .
Në metodat tradicionale vendosja dhe matja e pikave të kontrollit tokësor kërkon kohë dhe ka kosto tepër të lartë për projektin që duhet të realizohet. Në vend të GCP, Sirius Pro përdor metodat GNSS-RTK duke kombinuar saktësinë dhe precizionin për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të secilit pozicion të marrë nga fotografimi që realizon.
Kjo teknologji e saktë pozicionimi të lejon që pozicionet në imazh të përdoren ekuivalent si pika kontrolli tokësor. Për më tepër shikoni këtë fotografim ajror Topcon Sirius UAV.
Karakteristika :
GLS-2000 është një lazer skaner i cili ju lejon ruajtjen e të dhënave 3D në formatin Point Cloud. Ky instrument i teknologjisë së fundit i jep mundësinë përdoruesit për të zgjedhur shpejtësinë optimale të skanimit në varësi të projektit që do të realizohet.
Çdo metodë matje të lejon për të arritur saktësinë e dëshiruar në vetëm një skanim duke reduktuar kohën për zgjedhjen e stacioneve.
Mbledhja e të dhënave dixhitale të skanimit eliminon gabimin njerëzor të lidhur me metodat e matjeve me Stacion Total.
Software ScanMaster është i lehtë për tu përdour si dhe me performancë të lartë për të krijuar të dhënat 3D Point Cloud dhe formatet CAD. Kompakt, i lehtë me saktësi të lartë ky lazer skaner realizon skanimin në më pak se 3 minuta me një kënd veprimi 360º duke përfshirë dhe imazhe. Është lazer skaneri i parë me kamera të dyfishtë të brendshme. Këto risi, së bashku me specifikimet teknike e bëjnë një pajisje ideale të gjithanshme për të marrë të dhëna shumë të sakta në çdo mjedis BIM.
Karakteristika :
Topcon prezantohet me integrimin e dy teknologjive inovative : Stacion Total Robotik dhe Lazer Skaner me Serinë e instrumenteve IS-3 i cili përbën një sistem të avancuar për realizimin e matjeve dhe skanimin e imazheve në çfarë do lloj ambjenti pune.
Seria IS vjen me software Image Master™ i cili ju ndihmon të përpunoni dhe analizoni të dhënat 3D Point Cloud.
Realizon matje pa prizëm në distancën 2000 m gjë e cila e bën këtë instrument të ketë përdorim të gjerë në mjedisin BIM, miniera dhe monitorime të ndërtimeve civile.
IS-3 Series përmban teknologjinë X-TRAC8™ Auto-Tracking dhe komuni-kimin Wi-Fi në distancën 300 m me FC i cili lehtëson zbatimin e projekteve civile si dhe procesin As-Built Survey.
Karakteristika :
Për herë të parë Topcon paraqet zgjidhjen 3D të pozicionimit të mjedisit BIM nëpërmjet LN-100.
LN-100 ofron një pozicionim 3D të çdo projekti civil. Me anë të këtij instrumenti Topcon ka integruar teknologjinë e nivelimit automatik me stacionet totale robotike.
Një ekran touchscreen dhe një kontrollues FC bëjnë të mundur paraqitjen e vizatimeve të formateve CAD.
Thjesht duke parë pikën apo vijën e projekuar e cila duhet të zbatohet vetëm më një buton LN-100 të tregon vendndodhjen me anë të prizmit. Është i projektuar për të punuar në ambjente të vështira ndërtimi.
Karakteristika :
FC-500 është projektuar për përdorim profesional me Topcon MAGNET Field Software, Site Layout si dhe Topcon Pocket 3D. Ky kontrollues i terrenit punon me çdo marrës GNSS dhe Stacion Total Topcon si dhe me instrumentin e ri LN-100 i cili është i projektuar për shërbimet BIM.
Me një ekran 4.3” të lexueshëm në rrezet e diellit, FC-500 është i lehtë për t'u përdorur dhe i përshtatshëm në çfarë do lloj ambjenti pune, i papërshkueshëm nga uji deri në një metër thellësi, faktor mbrojtje IP68 dhe memorie të integruar, me qëllim për të ruajtur qindra imazhe.
Për profesionistët GIS ofron një funksion Geo-Tagging që ju lejon për të dhënë informacionin direkt mbi fotot, duke përfshirë pozicionin GPS.
Karakteristika :
FC 336 është një kontrollues kompakt i ndërtuar për të përmbushur kushtetMIL-STD-810G menjë shpejtësi 3.5G.WWAN wireless networking i projektuar për të operuar në kushtet me ekstreme të atmosferike.
Sistemi i operimit Windows Mobile® 6.5 dhe ekrani 3.5” i lexueshëm në dritën e diellit siguron shpejtësi dhe thjeshtësi operimi.
FC 336 përshin një kamera autofokus 5MP, busull elektronike dhe një altimetër për aplikacionet GIS.
Karakteristika :
Kjo teknologji përdor metodat me fleksibël dhe dinamike për të zgjedhur automatikisht çdo sinjal satelitor për ti mundësuar përdoruesve të marrin maksi-mumin e sinjaleve dhe realizi-min e procesit të matjeve në çdo kohë.
GR-5 nuk është i aftë vetëm për të marrë sinjale të sistemit GPS dhe GLONASS, por gjithashtu ka aftësinë për të marrë të gjitha sinjalet e planifikuara nga sistemet në zhvillim të tilla si Galileo, Beidou (BDS) dhe QZSS.
Projektimi mekanik i GR-5 e bën atë tepër kompakt dhe të qëndrueshëm.
Karakteristika :
Hiper Sr është roveri më i mirë marrës sinjalesh GNSS i cili funksionon mjaft mirë në rrjetet si Topnet Live Albania, Albpos apo Kospos. Gjithashtu është e mundur të funksionojë si Base + Rover falë teknologjisë se komunikimit LongLink me Bluetooth në një distancë deri në 300 m largësi nga Baza tek Roveri, kjo veçori i jep këtij instrumenti avantazhin të jetë i përshatshëm në çfarëdo lloj ambjenti pune, me shpejtësi dhe lehtësi në përdorim. Mund të perdoret komunikim me modem celular i cili mund të funksionojë në distanca deri në 35 km Base-Rover.
Karakteristika :
Topcon zhvillon familjen e produkteve Hiper duke shtuar teknologjinë Vanguard në produktin Hiper V. Ky marrës GNSS përfshin metoda të shumta të komunikimit duke përdorur lloje unike radioje për punë te vecanta , si dhe një modem të shpejtë të brendshëm për të realizuar MAGNET Relay™ Service, duke e kthyer Hiper V në një stacion reference të lëvizsshëm.
Karakteristika :
Strukturat inxhinierike të tilla si ndërtesat, digat, tunelet dhe urat mund të preken nga deformime horizontale ose vertikale të shkaktuara nga gërmimet, ndërtime të mëdha apo rreziqe natyrore të tilla si moti i ashpër, lëkundjet e kores së tokës prej tërmeteve apo ndryshimi i nivelit të ujërave nëntokësore.
MS Series siguron saktësi të lartë të matjes, është i mbrojtur nga faktorët e mjedisit me faktorin IP65 dhe përmban funksione të ndryshme të nevojshme për aplikimin e procesit monitorimit. MS Series përmban Reflector Prescan Function i cili nëpërmjet një sistemi kontrolli të jashtëm kërkon automatikisht në zonën e paracaktuar për të matur pozicionet fillestare të reflektorëve të cilët shërbejnë si epoka zero të monitorimit.
Ky funksion punon edhe në dritë të ulët ose mjedise të errëta ku reflektorët nuk mund të shihen qartë nga syri i njeriut. Algoritmi Advanced Auto-Pointing fokuson automatikisht prizmin që gjendet më afër qendrës së dylbisë pavarsisht nga distanca e instrumentit si dhe operon me disa prizma. Sistem Operimi On-Line.
Karakteristika :
Karakteristika :
DS 200i është një Stacion Total Hibrid i Motorizuar Profesional i cili gjen përdorim të gjerë në fushën e ndërtimit.
Nëpërmjet MAGNET™ Field dhe kamerës Auto-Fokus 5MP këto instrumente ju ndihmojnë në realizimin e vendosjes në terren të strukturave nga më komplekse dhe procesin As-Built.
DS-200i vjen me një teknologji krejt të re si TSshield™ e cila shërben për mirëmbajtjen dhe sigurinë e instrumentit si dhe Teknologjinë LongLink™ e cila realizon lidhjen me Field Controller deri në distancën 300m.
Karakteristika:
DS është një Stacion Total Hibrid Profesional i cili gjen përdorim të gjerë në fushën e ndërtimit.
Me një software të integruar MAGNET™ Field këto instrumente realizojnë procesin e vendosjes në terren të strukturave nga më komplekse.
Seria DS është vjen me një teknologji krejt të re si TSshield™ i cili shërben për mirëmbajtjen dhe sigurinë e instrumentit si dhe Teknologjinë LongLink™ e cila realizon lidhjen me Field Controller me anë të Bluetooth deri në distancën 300m.
Karaktersitika :
Karakteristika :
Seria ES është projektuar me shumë aplikacione të teknologjisë së fundit, dizajn mjaft elegant dhe kompakt.
Stacioni Total ES realizon matjen deri në distancën 4000 m me anë të prizmit dhe deri në distancën 500 m pa prizëm me një saktësi 3 mm +/- 2 ppm.
Ky produkt është i papërshkueshëm ndaj ujit dhe vjen me një teknologji të re TSshield™ e cila shërben për mirë-mbajtjen dhe sigurinë e instrumentit si dhe LongLink™ për komunikimin me Kontrolluesin e Terrenit me anë të Bluetooth deri në distancën 300m.
Karakteristika :
Topcon RL-SV2S është një lazer multi-funksional, të cilin mund ta përdorni për ndërtim dhe punë të ndryshme kur keni nevojë për një lazer për aplikim horizontal, pjerrësi ose vertikal. Ky lazer ka shumë karakteristika dhe është shumë i thjeshtë në përdorim.
Karakteristika :
Topcon RL-H4C është një lazer multi-funksional, të cilin mund ta përdorni për ndërtim dhe punë të ndryshme kur keni nevojë për një lazer për aplikim horizontal, pjerrësi ose vertikal. Ky lazer ka shumë karakteristika dhe është shumë i thjeshtë në përdorim.
Karakteristika :
Seria DL-500 e Topcon përbën një seri nivelash dixhitale për të rritur produktivitetin e punës dhe për të minimizuar gabimet njerëzore, duke siguruar saktësi s dhe shpejtësi në procesin e nivelimit.
Karakteristika :
Seria e Auto-Nivelave AT falë sistemit të Auto-Kolimacionit, përbëjnë pajisjet ideale për përcaktimin e disniveleve në çdo lloj ambjeti pune.
Realizojnë shpejt nivelin dhe stabilizimin e fushës së shikimit si dhe janë rezistente ndaj vibrimeve që mund të ndodhin në ambjentin e punës.
Gjithashtu falë materialit mbrojtës IPX6 që përbëhen janë rezistente ndaj ujit.
Karakteristika:
Land&Co
Street: "KONGRESI I TIRANES"
Nd.15, H.7, Ap.13
Tiranë zip: 1057
Albania
ph: +355 682035522
info