Land&Co shpk e krijuar në vitin 1996 është një kompani projektimi dhe konsulence shqiptare në fushën e ndërtimit si dhe distributor i pasjisjeve elektronike profesionale të fushës së Gjeopozicionimit. Kompania zotëron një eksperiencë 24 vjeçare në fushën e saj të veprimtarisë ku suksesi dhe puna serioze kanë ndihmuar në zgjerimin dhe përmirësimin e saj në staf, pajisje dhe shërbimet të cilat ofron.
Gjatë kesaj kohe kompania është angazhuar në një sërë projektesh serioze e të mëdha me Bashkimin Europian, OSBE, ZRPP me kompanitë Tracasa Inypsa dhe ARD Inc e cila ka arritur të realizoj projekte të specializuara në fushën e Pasurive të Paluajtëshme nëpërmjet Sistemit të Informacionit Gjeografik-GIS . Kompania ka realizuar projekte rrugësh kontrata të lidhura me Autoritetin Rrugor Shqipëtar dhe se fundi ne kontraten me Autoritetit Shteteror per Informacionin Gjeografik ASIG ngritjen e Kornizes Referuese Gjeodezike Shqiptare.
Është e certifikuar sipas standarteve ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015 për projektim, supervizim dhe kolaudim punimesh në rrugë, hekurudha, ura, ndërtime civile, industriale, ujësjellës-kanalizime, gjeodezi-topografi dhe studime gjeologjike e gjeoteknike.